Kryetari i AKR-së në Kosovë Behgjet Pacolli është takuar me kandidatin për Kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti.

Këtë takim, Pacolli e quajti të rastësishëm dhe nuk kanë biseduar për asgjë konkrete nëse do të ketë koalicion mes dy partive.

“Unë Kurtin e kam mik të mirë, por jemi takuar rastësisht dhe ende nuk ka diçka konkrete për ta publikuar. Unë edhe më herët jam shprehur se me Vetëvendosjen do të mund të kemi bashkëpunim por ende është herët për diçka të tillë”,

ka thënë Pacolli për KTV.

Nga rezultati i zgjedhjeve, koalicioni PDK-AAK-NISMA ka marrë më shumë vota, Vetëvendosje renditet në vend të dytë dhe i treti koalicioni LDK-AKR-Alternativa.

Asnjë prej kampeve politike nuk mund të formojë qeveri pasi nuk ka mbledhur votat e mjaftueshme. Në këtë mënyrë, do të duhet të ketë një koalicion, dhe rolin kryesor duket se do ta luajë Vetëvendosja.

/tvklan.al