Drejtuesi i emisionit investigativ “Stop”, Saimir Kodra ka zbuluar disa detaje nga skandali për ryshfetin që merr një prokuror për të pushuar një çështje.

Sipas Kodrës, qytetari kishte rreth 2 vite që i ishin bllokuar 120 mijë euro në një llogari bankare, në kuadër të një hetimi me dyshimet për “para të pista”.

Lekët ishin transferuar nga një bankë italiane drejt Shqipërisë. Sipas qytetarit, ato janë para të pastra me burime të deklaruara dhe zvarritja e hetimeve kishte bërë që t’i drejtohej prokurorit Ardian Braho.

Prokuroi në fjalë i kishte lënë takim me oficerin gjyqësor Fatos Lushi, i cili do të merrte 18 mijë euro ryshfet në mënyrë që çështja të pushohej dhe paratë të liroheshin.

Gazetari Saimir Kodra tha se në fillim është folur për 20 mijë euro ryshfet, por qytetari do të paguante vetëm 18 mijë për shkak se do t’i jepte të gjithë lekët njëherësh./

tvklan.al