Policia e Perusë ka sekuestruar një sasi prej 1.4 ton kokainë që ishte e paketuar me logon e printuar të fytyrës së futbollistit Lionel Messi.

Ngarkesa, me një vlerë të raportuar prej 73 million £, kishte si imazh logon e më të mirit të Barcelonës, ndërkohë që paketat e tjera të dërgesës mbanin vulën mbretërore të Mbretit të Spanjës.

Fotografitë tregojnë imazhin e Messit në një çantë të Barcelonës së bashku me logon e markës, si dhe emrin e 29-vjeçarit.

Trasportuesit e drogës i kishin paketuar kallëpet ilegalë të drogës me logon e Messit, për të mos rënë në sy./tvklan.al