Kokainë dhe mijëra euro janë kapur nga policia italiane. Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar gjatë një kontrolli rutinë nga policia italiane, ku i është gjetur një sasi kokaine si dhe 900 euro.

Më pas karabinierët kanë bërë dhe kontrolle në banesën e të riut, ku ka sekuestrua një tjetër  sasi kokainë si dhe 2100 euro.

Në total është sekuestruar 243 doza kokaine e gatshme për tregun e drogës në Perugia. Deri më tani nuk dihen ende personat me të cilët bashkëpunonte shqiptari, por polica italiane po heton për të zbuluar rrjetin e trafikantëve që furnizonte të riun./tvklan.al