Pas vendimit të marrë nga Këshilli i Madateve dhe Rregullores, që ccështja Kokëdhima të shqyrtohet në themel nga Gjykata Kushtetuese, vetë deputeti socialist, shprehu bindjen në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu se mandati i tij do të jetë i paprekshëm.

Koço Kokëdhima, deputet i PS-së:

“Këtë mandat unë do ta përfundoj deri në fund. Kartoni im do të jetë i paprekshëm.”

Blendi Fevziu, gazetar:

Nëse gjykata Kushtetuese ua heq madatin që ju thoni do ta mbani deri në fund, çfarë do të thoni zoti Kokëdhima?

Koço Kokëdhima, deputet i PS-së:

“Unë do të respektoj Gjykatës Kushtetuese”

.

Sipas opozitës, Kokëdhima është në kushtet e papajtueshmërisë me mandatin pasi ka përfituar fonde publike pasi është bërë deputet, ashtu si në rastin Beqaj, kompania e të cilit, kishte lidhur kontratë me një organ të pushtetit vendor.

Koço Kokëdhima, deputet i PS-së: 

“Ky është vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin Beqaj. Gjykata thekson  se pasoja juridike të mandatit fillojë në momentin që kandidati shpallet deputet nga KZQ-ja. Unë jam bërë deputet në datën 2 gusht në orën 18.00 të mbrëmjes”.

Në vendimin e saj të nr. 44, datë 07.10.2011 Gjykata Kushtetuese konstatoi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit Ilir Beqja, pasi kompania e tij kishte përfituar fonde publike pasi ai ishte shpallur deputet edhe pse nuk e kishte bërë ende betimin.

Tv Klan