Nxënësit e kolegjit “Turgut Özal” kanë zhvilluar një vizitë në Kuvendin e Shqipërisë. Në fokus ka qenë sensibilizmi për çështjet mjedisore.

Të ulur në vendet e deputetëve dhe ministrave në Kuvendin e Shqipërisë, nxënësit e klasave të 6 të shkollës 9 – vjeçare

“Turgut Özal” 

kanë diskutuar për problematikat mjedisore.

Shqetësimet dhe Propozimet e tyre për një mjedis të shëndetshëm u dëgjuan nga mikëpritësi, kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Ai së pari vlerësoi fjalimet e nxënësve dhe seriozitetin me të cilin ata e kishin marrë këtë temë.

Teksa u foli nxënësve për rëndësinë e mjedisit në zhvillimin ekonomik të vendit dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, kreu i Kuvendit i ftoi ata të bëjnë aksione sensibilizuese në shkollën e tyre dhe në mjedisin përreth.

Ai i këshilloi të linin mënjanë individualitetin dhe të përqafonin frymën e ekipit, të vazhdonin të mësonin fort, të mbështesin njëri – tjetrin dhe të socializohen më shumë.

Kryeparlamentari e mbylli fjalën duke i ftuar nxënsit të rikthehen sërish në Kuvend me tema të tjera.

Më herët, këtë veprimtari e zhvilloi edhe shkolla MIST me klasat 6-9, të cilët diskutuan dhe “votuan” rolin e Shqipërisë në çështjen e krizës së refugjatëve në Evropë, promovimin dhe zhvillimin e shërbimit arsimor për komunitetin rom, zhvillimin e turizmit si dhe nxitjen e praktikave miqësore ndaj mjedisit. Nxënësit e MIST-it “votuan” dy propozime, ndërsa dy të tjerë u lanë për vizita të mëvonshme në Kuvend.

Tv Klan