“Kombëtarja e baletit”. Kështu është pagëzuar ndërveprimi mes Teatrit të Baletit të Tiranës dhe atij të Prishtinës. Për të tretën herë dy trupat bëhen bashkë, si një përpjekje më shumë personale e dy drejtorive të institucioneve në Shqipëri e Kosovë, se sa nga mbështetja modeste financiare e Ministrive përkatëse të Kulturës.

Ndeshja e parë që do të luajë kombëtarja e baletit është “La Sylphide” me koreografi të Ilir Kernit, sonte dhe të shtunën në mbrëmje. Për të gjithë nostalgjikët e “Një mijë e një netë” dhe personazhin e Shehrezades, “Netët arabe”, ekskluzivisht nga trupa e Kosovës vijnë të dielën në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Enkelejda Mema / Tv Klan