Paraqitja në Holandë dha shpresë, por duket se ishte e parakohshme.

Kombëtarja e basketbollit për meshkuj pësoi një humbje të rëndë në Austri, në përballjen e radhës të paraeleminatoreve të Kupës së Botës, me 34 pikë diferencë, 63-97.

Tashmë, jo vetëm shpresat për kualifikim mund të quhen zero, por edhe koha për t’u bërë si gjithë Europa duket më e largët.

Shqipëria ishte e njëjta si më Amsterdam dhe si në disfatën e parë me austriakët në Tiranë.

Nuk bënë punë aq përpjekjet e amerikanit Mozer, më të mirit në fushë me 20 pikë, as të Shimës që shënoi 13 dhe të Bushatit që shtoi 14.

Hysenagolli, ndër më kryesorët u bllokua nga qendrat austriake dhe shënoi vetëm 6 pikë. Kombëtares së djemve u mbetet edhe ndeshja e fundit, thjesht për statistikë, të shtunën në Sallën “Feti Borova” në kryeqytet, për të mbyllur eleminatoret dhe për të menduar për ato të ardhshmet.

Tv Klan