Kombëtarja e femrave humbi me rezultatin 1 – 0 miqësoren me Italinë U19 e zhvilluar në Elbasan. Gjithçka u vendos nga një gol i shënuar në minutat e para të takimit. Trajneri Armir Grima kishte grumbulluar lojtare të kampionatit shqiptar dhe kosovar.

Kjo përballje shërbeu për të përgatitur ekipin për fazën paraeliminatore të Botërorit 2019 që do të zhvillohet në muajin prill. Vajzat kuqezi janë në pritjet të skuadrave rivale në shortin që do të hidhet më 19 janar.

Tv Klan