Në kualifikueset e Kupës së Botës 2019, Kombëtarja e femrave do të përballet me rivalë që nuk ka luajtur më parë.

Shqipëria është shortuar në të njëjtin grup me Zvicrën e Skocinë, skuadra finaliste në Europianin që do të mbahet këtë verë në Holandë, Poloninë e Bjellorusinë.

Një short deri diku i favorshëm, por gjithsesi mund të quhet një provë e vështirë për vajzat kuqezi, pasi fituesi i grupit shkon direkt në finale.

Mundësia e fundit është play-off-i mes vendeve të dyta për skuadrën që do të ketë të drejtë të shkojë në Francë në verën e 2019-ës.

Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen nga shtatori i 2017-ës deri në shtatorin e 2018-ës. Shqipëria mbërriti në këtë fazë si fituese e grupit të saj para-eliminator që i zhvilloi takimet në Tiranë dhe Elbasan.

Tv Klan