Pas kualifikimit historik në para eliminatoret e Europianit që u luajtën në Bullgari, Kombëtarja Shqiptare e Futsal mbërriti në Tiranë.

Ekipi i drejtuar nga Erind Resuli u prit nga zyrtarë të lartë të Federatës së Futbollit. Ky ekip e mbylli me pikë të plota grupin paraeliminator të Euro 2018. Shqipëria mundi edhe Maltën me rezultatin 3 – 2, në ndeshjen finale e cila shërbeu për statistikë.

Më herët, skuadra e Erind Resulit kishte mundur Bullgarinë dhe Anglinë. Në raundin elitë, Kombëtaren e futbollit të sallës e pret Azerbajxhani, Hungaria dhe Bosnje Hercegovina. Këto ndeshje do të luhen në muajin Prill në Azerbajxhan.

Tv Klan