Kombëtarja fitoi një pozicion në klasifikimin e FIFA -s për muajin Mars. Kuqezinjtë renditen në vendin e 35 në kuotën e 756 pikëve.

Zvicra mbetet më e mira në grupin e fazës finale të Euro 2016 duke u klasfikuar e 12. Asnjë ndryshim edhe për rivalët e tjerë të grupit Rumaninë që është në vendin e 16 dhe Francën që ndodhet e 24.

Kjo është një periudhë pa ndeshje dhe lëvizjet në klasfikimin e FIFA -s janë të papërfillshme. Ndryshime të rëndësishme priten në Prill pas miqësoreve që do të luhen këtë muaj.

Renditja e FIFA-s në pozicionet e para nuk ka pësuar ndryshime dhe në krye mbetet përsëri Belgjika e ndjekur nga Argjentina dhe Spanja.

Tv Klan