Është dita e gjykimit, është dita e Itali – Suedi. Ndeshja vlen kualifikimin për në botërorin e Rusisë. Presion i lartë tek italianët që duket se më shumë se tek aftësitë e tyre në fushën e lojës, besim kanë tek 65 mijë tifozët e “San Siros”, nga të cilët trajneri Ventura kërkoi të marrin për dorë skuadrën e ta çojnë në botëror.

Italianët i janë dorëzuar fatit pas humbjes në përballjen e 4 ditëve më parë. Italianët shpresojnë shumë që stadiumi tu sjellë fat pasi luajnë në qytetin e  Milano për të 57 herë. 37 fitore, 17 barazime dhe dy humbje ne ndeshjet e luajtura më parë, ndërsa pikërisht në stadiumin Meazza, ka 22 fitore.

Tensioni i lartë në seancën stërvitore në Apiano Gentile nuk mund të fshihej as nga mjegulla e Milanos. E shpreh qartë edhe kapiteni bufon

Është një moment me tension të lartë që është i paevitueshëm duke pasur parasysh se luhet për finalen e botërorit si dhe tregon ndjenjën e përgjegjësisë që secili nga de duhet të tregojë”.

 

Duhet të përmbyset humbja në Solna, dhe pikërisht përgjegjësia e bën Bonuccin të luajë me një maskë mbrojtëse, pasi theu hundën në përballjen e parë. Italisë i duhet ekipi më i mirë i mundshëm dhe loja në san siro sipas trainerit ventura duhet të ketë tre elementë të rëndësishëm

“Taktika është e rëndësishme, por nuk mjafton. As zemra në fushë nuk mjafton, madje as vendosmëria. Po të bëhen bashkë të treja suksesi është i garantuar”.

Gjithçka ose asgjë është titulli i parë i

Gazzetta dello Sport

që ia drejton mesazhin trainerit ventura duke e konsideruar apokalips moskualifikimin.

Do të kalojmë ne në finale, hapet “

Corriere dello Sport”

, ndërsa “

Tutto Sport”

fton të gjithë të mbajnë frymën duke shpresuar që azzurrët të shkojnë në Moskë.

Tv Klan