Kombëtarja Shqiptare do të përgatitet siç duhet për nisjen e eleminatoreve të kampionatit botëror, me një miqësore në fund të muajit të ardhshëm.

Ajo do të ndeshet me Marokun në 31 Gusht, siç bën të ditur Federata Marokene e Futbollit, vetëm pak ditë përpara ndeshjes së parë eleminatore ndaj Maqedonisë, në 5 Shtator.

Gjatë Gushtit nuk ka data të lira të FIFA -s, megjithatë Federata Shqiptare e Futbollit iu përgjigj kërkesës së trajnerit Xhani De Biazi, që dëshironte një miqësore për të provuar lojtarët në prag të Maqedonisë.

Me shumë gjasa, miqësorja do të luhet në stadiumin e rindërtuar të Shkodrës, duke qenë edhe përurimi i tij dhe besohet se aty mund të bëhet edhe ceremonia për lamtumirën e kapitenit Lorik Cana nga Kombëtarja.

Më pas, Kombëtarja do të nisë eleminatoret e Botërorit, ku është në grup me Spanjën, Italinë, Maqedoninë, Izraelin dhe Lihtenshtajnin.

Tv Klan