Kombëtarja e futbollit ka mbërritur në mesditë në Strumicë aty ku do të zhvillohet ndeshja ndaj Maqedonisë.

Mediat maqedonase raportojnë se itinerari i udhëtimi i Shqipërisë për në këtë qytet, është mbajtur i fshehtë për arsye sigurie. Kuqezinjtë janë akomoduar në hotel në pritje të stërvitjes së mbrëmjes.

Sipas protokollit stërvitja e kuqezinjve është parashikuar rreth orës 19 të mbrëmjes.

Në stadiumin Mladost ku do të zhvillohet ndeshja pritet që sonte në mbrëmje të mos ketë tifozë të pranishëm për të njëjtat arsye të sigurisë.

Atmosfera në kombëtare është e qetë edhe për faktin se pritet që formacioni të jetë i plotë. Pritet seanca stërvitore për tu parë edhe ndryshimet e mundshme që do të bëjë tekniku Panucci për t’iu përshtatur lojës së kundërshtarit.

Tv Klan