Christian Panucci ka afruar në Kombëtare lojtarë nga Superliga. Në grumbullimin që nisi të shtunën në Zvicër janë disa mes tyre edhe Sindrit Guri që u përzgjodh kur luante me Kukësin.

Kampionati është në rritje dhe pse mos të provohen edhe ata. Në tjetër thirrje për Emanuele Ndoj, i cili thotë se do të presë momentin për të treguar cilësitë e tij. E di trajneri kë do të aktivizojë dhe unë jam i përqendruar të jap maksimumin.

Kombëtarja do të jetë e grumbulluar për disa ditë në Zvicër ku grupi ka shumë risi. Shqipëria do të zhvillojë dy miqësore, me Kosovën më 29 Maj dhe me Ukrainën më 3 Qershor në Evian.

Tv Klan