ndeshja

“Një fitore e merituar dhe një ndeshje pa incidente”. Me këto fjalë e kanë përcaktuar mediat serbe, ndeshjen e zhvilluar të enjten mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Elbasan Arena” e cila përfundoi me rezultatin 0-2

“B92” i referohet deklaratës së trajnerit të Serbisë, Radovan Çurçiç i cili tha se “kjo fitore i jep paqe ekipit të tij”. Ndërsa Nemanja Matić, mesfushori serb që luan me ekipin e  tha se “fitorja nuk ishte e lehtë, kishte presion të madh mbi ne, tha ai. Jam i lumtur për popullin serb, të paktën, ne pjesërisht arritëm të rikthejmë besimin në futboll”.

Serbia nuk mund të kualifikohet në eleminatorët e kampionatit europian të futbollit, “Francë 2016”, por gazeta “Blic”, shkruan se “shqiponjat serbe u ngritën në mes të Shqipërisë”, ndërsa gazeta “Danas” e cilëson se megjithëse si e Pirros, fitorja ishte e ëmbël, sepse shleu fajin për humbjen e mundësisë për të marrë pjesë në  “Francë 2016”.

Të gjitha mediat serbe përmendin faktin se Shqipëria ka shanse të kualifikohet për kampionatin europian të futbollit, nëse fiton ndeshjen me Armeninë.

Tv Klan