3200 individëve që kanë mbushur moshën e pensionit i janë drejtuar gjykatës për të zgjidhur problemet që kanë me dokumentacionin, që i përket periudhës para viteve ’90.

Kjo shifër u bë e ditur nga Ministri i Miqënies Sociale, Blendi Klosi, i cili e konsideroi këtë një sorrollatje të kotë pasi dokumentat gjenden në arkivën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Ai deklaroi se ky problem do të marrë zgjidhje pas ngritjes se një Komisioni të Posaçëm për Çertifikimin e të dhënave të arkivës së Institutit.

Këto deklarata, Ministri Klosi i bëri gjatë analizës vjetore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Kreu i këtij Instituti bëri me dije se përgjatë 2015, është rritur numri i kontribuesëve në qytete, por është ulur ndjeshëm ai në sektorin e Bujqësisë.

Tv Klan