Paralajmërimeve të Kryeministrit Edi Rama se pa reformë nuk ka fonde, Akademia e Shkencave, i përgjigjet me ngritjen e një komisioni të posaçëm për reformën institucionale. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku të pranishëm ishin vetëm gjysma e anëtarëve të asamblesë u votuan 12 akademikë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Arbëreshët e Italisë, për zgjidhjen e ngërçit mes ekzekutivit dhe Akademisë së Shkencave.

Me votim të hapur me ngritje dore, asambleja votoi që pjesë e këtij komisioni të jetë edhe Artan Fuga, vendim për cilin akademiku ende nuk është deklaruar nëse do të jetë ose jo.

Brenda një periudhe të shkurtër 12 akademikët do të shqyrtojnë gjithçka është bërë në tre vitet e fundit me reformën në Akademinë e Shkencave, ku Artan Fuga ka qenë pjesë e saj.

Një ditë më parë në një letër të hapur, anëtarët e nderit të Akademisë së Shkencave nga Italia, Holanda, Greqi, Kosova dhe Mali i Zi i kërkuan kryeministrit Edi Rama ta reformojë dhe jo ta shpërbëjë pasi kjo do ta çojë kërkimit shkencor në Shqipëri drejt eliminimit.

Tv Klan