Opozita rikthehet në parlament bashkë me kandidatët e saj për anëtarë të komisioneve Ad –Hoc të Vetting-ut. 

Në mbledhjen e grupit parlamentar, Lulizm Basha i njohu deputetët demokratë me propozimet që do të kalojnë për votim në seancën e orës 18:00.

Në komisionin Ad- Hoc prej 6 anëtarësh nga opozita do të jenë, nënkryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka e republikani Famir Mediu. Mazhoranca ka votuar si anëtarë të saj Vasilika Hysin, Ulsi Manjen e Luan Ramën.

Në komisionin e dytë prej 6 anëtarësh që do të bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve për Vetingun demokratët do të përfaqësohen nga Eduart Halimi, Flamur Noka dhe Albana Vokshi.

Ndërsa anëtarët e opozitës në komisionin  12 anëtarësh janë deputetët Bylykbashi, Gent Strazimiri, Jorida Tabaku, Fatmir Mediu dhe Dhurata Çupi.

Ndërsa anëtarët zëvendësues të pakicës parlamentare do të jenë Helidon Bushati dhe Luçiano Boçi.

Maxhoranca e ka përmbyllur fazën e kandidatëve të saj në këto 3 komisione që në muajin prill, kohë kur opozita protestonte në bulevard.

Me ngritjen e komisioneve pritet edhe nisja e zbatimit te ligjit të Vettingut dhe Reformës në Drejtësi, si kushti kryesor i vendosur nga Brukseli për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Tv Klan