Përjashtim përjetë nga futbolli për lojtarin e Domosdovës, Kristian Lleshi, i cili goditi gjyqtarin e takimit Ardit Merdanaj. Komisioni i Disiplinës nuk fali dhunën në përballjen e Kategorisë së Dytë.

Kristian Lleshi po ndiqet penalisht për këtë ngjarje dhe është në paraburgim në Komisariatin e Tepelënës.

Disiplina mes vendimive të tjera mbylli për një ndeshje stadiumin “Loro Boriçi” për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve të Vllaznisë.

Tv Klan