Komisioni-EkonomisePas kundërshtimeve të shumta në Komisionin Parlamentar të Ligjeve dhe të Ekonomisë, ky i fundit miratoi të hënën në parim ndryshimet në ligjin “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë” i cili i jep të drejtën Ministrisë së Financave të marrë borxh pa miratimin e Kuvendit.

Deputetët e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë votuan në parim, nen për nen këtë projekligj, por me disa kushte. Së pari, Ministria e Financave duhet të sjellë brenda ditës së martë të riformuluar nenin 6 të projekligjit për huamarrjen për të përcaktuar cakun deri ku i lejohet qeverisë të marrë borxh pa u miratuar nga Kuvendi.

Te zgjidhet subjekti që jep hua dhe gjithashtu të shtohet një paragraf i veçantë i cili e detyron Ministrinë e Financave të bëjë raportim periodik çdo tre muaj në Komisionin e Ekonomisë për gjendjen e borxhit publik dhe kredive.

Ministria e Financave ka argumenuar se në bazë të këtyre ndryshimeve ka më shumë hapësirë të veprojë më me shpejtësi në tregje, pa pengesa proceduriale, në mënyrë që të garantojë interesa dhe kosto më të ulëta huamarrje.

Komisioni i Ekonomisë miratoi gjithashtu të hënën edhe ndryshimet në projekligjin  për prokurimin publik. Me ndryshimet e bëra operatorët ekonomikë, pjesëmarrës në procedurat e prokurimit, nuk kanë më detyrimin të ngurtësojnë në banka apo kompani sigurimi 2% të vlerës së fondit limit, si masë garancie për autoritetin kontraktor, në rast të tërheqjes së tyre nga oferta.

Tv Klan