Komisioni i Ekonomisë miraton në parim ligjin për buxhetin 2018

PD dhe LSI kundër; Tabaku: Nuk ka investime por koncesione


Komisioni i Ekonomisë ka miratuar në parim buxhetin e vitit 2018-të. Votat pro kanë qenë vetëm të anëtarëve të mazhorancës, ndërsa Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Intergim janë shprehur kundër.

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha se projektet e investimeve lidhen vetëm me koncesionet, nuk ka fonde për rritjen e pagave dhe pensioneve dhe as për të mbështetur ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

Ditën e mërkuar komisioni do të marrë mendimin e Bankës së Shqipërisë për buxhetin, ndërsa të enjten ligji për buxhetin do të diskutohet në seancë plenare.

Tv Klan

Kategori
EkonomiTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*