Komisioni i Ligjeve nisi dëgjesën me kandidatët për kryeprokuror të përkohshëm. 

Seanca nisi në orën 15:00 por me propozim te deputetit Bashkim Fino u mor vendim për një pushim 15 minutash për të marrë konfirmim në rrugë zyrtare për mungesën e opozitës.

Kjo e fundit e ka bërë të qartë se nuk do të bëhet pjesë e procesit pasi e cilëson antikushtetuese.

Sipas saj mazhoranca po tenton që të kap institucionin e Prokurorit të Përgjithshëm për të mbyllur çështjet e nxehta që implikojnë anëtare të saj në rrjetin e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Shtatë kandidatët që kanë dorëzuar dokumentacionin për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm janë: Ferdinand Elezi, Arta Marku, Grantit Shahu, Arqile Koça, Ermira Tafani, Artur Selmani, Besnik Muca.

Tv Klan