Komisioni i Rithemelimit ka marrë zyrat e degës së Partisë Demokratike në qytetin e Korçës.

Për këtë nuk është dashur të përdoret as forca dhe as presioni. Deputetja Sorina Koti, anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, Arben Ristani dhe Edit Harxhi si dhe mbështetës të kësaj force kanë hyrë brenda ambienteve të degës së PD-së pas asnjë rezistencë.

Gjithashtu Ristani ka bërë me dije se do të marrin pjesë në zgjedhje po pa dhënë hollësi nëse do të jenë nën siglën e PD-së ose të një partie tjetër të djathtë.

Por ai ka bërë të ditur se në zgjedhjet e pjesshme lokale PD do të jetë në koalicion me LSI-në si dhe forca të tjera.

Tv Klan