Mazhoranca dhe opozita miratuan me konsensus një prej projektligjeve më të rëndësishme të Reformës në Drejtësi, i njohur ndryshe si ligji i SPAK -ut.

Ky ligj rregullon funksionimin e Prokurorisë së Posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe gjykatave speciale, përgjegjëse për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

E vetmja çështje e mbetur e pazgjidhur që lidhej me shqetësimin e opozitës ishte ajo për ndikimin e qeverisë në emerimin e gjyqtarëve e prokurorëve.

Palët kanë rënë dakord për të pranuar amendamentin e opozitës për ngritjen e një komisioni ‘ad hoc’ nga Gjykata e Posaçme, SPAK dhe Byroja e Hetimit, në përbërje të cilit do të jenë dy prokurorë, një gjyqtar, një hetues Byroje, si dhe nga një punonjës i hetimit financiar.

Konsensusi u përshëndet edhe nga Kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Sipas dakordësisë, anëtarët e komisionit do të zgjidhen me short dhe do të monitorohen nga Avokati i Popullit.

Tv Klan