Komisioni hetimor për CEZ-in, i ka dërguar shkresë policisë se shtetit për të sjellë me force për të dëshmuar Nuel Kalanë dhe Hamza Merxhanin, pasi ata nuk i janë përgjigjur ftesës për të dhënë dëshminë lidhur me rolin qe kane patur në privatizimin e OSSH-SE nga kompania çeke CEZ.

Kryetari Taulant Balla ka depozituar në cilësinë e provave materiale dhe disa e-maile që drejtues të kompanisë  CEZ kanë shkëmbyer me Kalanë, që sipas Ballës ka luajtur rolin e sekserit në arritjen e marrëveshjes me qeverinë shqiptare.

Por, ish ministri i financave Bode që e cilëson si show ato që Balla i cilëson si prova kyçe, i kërkon që të thërrasë përfaqësuesit e ish-kompanisë CEZ për të dëshmuar, ndërsa sjell në vëmendje që privatizimi u bë me një ligj që mori miratimin dhe nga Banka Botërore.

Pas pyetjes se dëshmitareve, Komisioni do të bëjë gati raportin për t’ia përcjellë Kuvendit.

Tv Klan