Ekspertet-e-ekonomiseNga muaji Janar deri në Shtator të 2014-ës kompanitë e huaja që operojnë në Shqipëri kanë tranferuar jashtë vendit më shumë e 80 mln euro kapital, krahasuar  me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë një trend të vazhdueshëm të këtij fenomeni në 9 muajt e këtij viti. Vihet re një rritje me afro 140% të transferimeve jashtë vendit, krahasuar kjo me një vit më parë.

Kështu nga 57.72 mln euro kapital që kompanitë e huaja  transferuan jashtë vendit  në periudhën Janar – Shtator 2013-të, në të njëjtën periudhë të 2014-tës kompanitë kanë tranferuar 138.24 mln euro fitime.

Rritja më e madhe është shënuar në periudhën Qershor – Shtator të këtij viti, ku fitimet e transferuara jashtë vendit kapën shifrën afro 64 milionë euro, nga 10 milionë euro që ishte në tremujorin e tretë të vitit 2013.

Për ekspertët e ekonomisë, Adrian Civici dhe Zef Preçi, kjo dukuri ndodh për disa arsye, që lidhen me krizën globale dhe kryesisht atë evropiane që i detyron kompanitë të investojnë në vendet e origjinës, por edhe si pasojë e rritjes nga ana e qeverisë për ngarkesën fiskale për kapitalin. Ekspertët shpjegojnë edhe pasojat e daljes jashtë vendit e kapitalit.

Gjithsesi ekspertët e ekonomisë thonë se duhen pritur edhe statistikat e tremujorit të fundit 2014-ës për të parë nëse ky trend i transferimit të fitimeve nga kompanitë e huaja jashtë Shqipërisë do të vazhdojë me të njëjtat ritme, si në tre tremujorët paraardhës.

Tv Klan