Kompanitë e sigurimeve sqarojnë shkaqet që çuan në rritjen me afro 20% të siguracionit të makinave javën e kaluar. Sipas tyre shtrenjtimi është diskutuar prej kohesh dhe shkaqet lidhen me shtimin e aksidenteve ne vend dhe gjendjen në vështirësi të kësaj industrie

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare u kërkoi kompanive të sigurimeve që të pezullojnë tarifat e reja. Por kompanitë e sigurimeve thonë nuk tërhiqen nga vendimi dhe se do t’i japin këtij institucioni argumentet e duhura përse kanë vendosur rritjen e çmimit.

Sipas Kompanive, tregu i sigurimeve është e vetmja industri që nga viti 1993 i ka rritur çmimet me vetëm 1.7%, ndërkohe që industritë e tjera janë shtrenjtuar me afro 30%. /TV KLAN