Pritën 100 – vjetorin e lindjes për t’i nxjerrë nga arkivi sendet personale të Prenkë Jakovës. Përveç shkopit me të cilin dirigjoi operan “Mrika”, paketën e cigareve në ditën e vetëvrasjes, ora,  medaljeve apo çertifikatave edhe të fundit kompozim. Ai mban vitin 1969, nën titullin Hymni i Republikës Popullore të Shqipërisë. Ai nuk është dëgjuar asnjëherë dhe sot familjarët e sjellin atë të orkestruar.

Lorenc Radovani:

Holli i Akademisë së Shkencave dhe fotografitë e vendosura aty që shënjojnë rrugëtimin personal dhe publik të krijuesit të operës së parë shqiptare, solli në Tiranë pasardhësit dhe bashkëkohësit e Prenkë Jakovës.”

Si nipi, Leka dhe fqinja Ana e ndoshta shumë shkodranë ende dyshojnë se njeriu që ia doli me sukses të kompozojë dy opera, “Mrika” dhe “Skënderbeu”, në një kohë kur të gjithë ishin të njohur me kryeveprat botërore, të jetë vetëvrarë. Zyrtarisht shkaku i vdekjes së Prenkë Jakovës është vetëvrasja.

Prenka u kujtua edhe përmes kompozimeve të tij. 

/TV KLAN