MARTESA E LUMTUR

Nëse jeni në fazën kur marrëdhënia juaj po kalon një ngërç dhe mendoni se zgjidhja është të kaloni momente intime me partnerin, jeni gabuar.

E vetmja zgjidhje për të kaluar ngërçin në marrëdhënien që keni krijuar është bashkëbisedimi.

Ky ka qenë rezultati i një studimi në Britani në të cilin u anketuan më shumë se 2000 gra e burra të cilët kishin shumë vite martuar.

Në listën e rezultateve vendin e parë për një martesë të lumtur e zë bashkëbisedimi i mirë.

Vetëm bashkëbisedimi shpjegojnë çiftet e përfshira në studim mund të jetë çelësi i një martese të suksesshme.

Vendin e dytë në studim e zë jeta aktive seksuale e më pas renditen durimi, sinqeriteti, respekti dhe besnikëria.

tvklan.al