400_vjetor_Tirana 400 vite më parë, në 11 shkurt u  themelua kryeqendra shqiptarëve, Tirana.  Në këtë vit jubile, në nder të  Sulejman Pashës dhe patriotëve të tjerë  që bënë të mundur që Tirana të bëhet qyteti i shpresës për çdo shqiptarë, Bashkia e Tiranës organizoi një koncert festiv.

Ansambli Tirana dhe këngëtarët  e njohur sollën muzikën dhe vallen e bukur të Tiranës. Bashkia e Tiranës ka vendosur që në  400 vjetor,  të kujtojë dhe  nderojë familjet e mëdha dhe te vjetra të këtij qyteti, momente e vende historike. Duke nisur nga 11 shkurti, ditë në të cilën 94 vjet me parë Tirana u shpall kryeqyteti i vendit , deri në fund të vitit, Bashkia ka planifikuar një sërë aktivitetesh mes të cilave dhe një konferencë shkencore për të evokuar historinë e qytetit të Tiranës.