Paraditen e kësaj të premteje është mbajtur Konferenca e Tretë për Financat. Aktiviteti është zhvilluar tek Muzeu Kombëtar. Gjatë fjalës së tij, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko u shpreh se, ne kemi nevojë për studime dhe punë kërkimore.

“Do të kemi një bashkëpunim të mëtejshëm me ‘Fakultetin Ekonomik’. Arritjet pozitive janë si rezultat i Bankës së Shqipërisë”,- 

u shpreh Sejko.

I ftuar ka qenë edhe Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili në fjalën e tij u shpreh se institucioni që ai drejton, do të vazhdojë me investimet dhe bashkëpunimin me sektorin privat.

“Do të ndërtojmë 20 shkolla me kapital privat. 20 mijë qytetarë, i shtohen çdo ditë të Tiranës dhe kjo është një energji pozitive për ne që të vazhdojmë të punojmë akoma më shumë. Kam rritur vetëm një taksë, atë të ndërtimit, sepse ndërtuesit fitojnë miliona euro, le të paguajnë pak më shumë. Hapësira rurale është e pa zhvilluar. Tirana është bërë operatori i dytë pas Qeverisë. Të huajt korruptohen, sistemi ynë ka vakuum”,

është shprehur kryebashkiaku u Tiranës.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se pas 25 Qershorit për integrimin e vendit të gjithë duhet të ecim me marshin e 5-të. /tvklan.al