buxhukuBiznesi shqiptar nuk beson më si më parë në politikat mbështetëse të Bashkimit Europian. Shkaqet e rënies së këtij besimi lidhen me faktin se pothuajse të gjithë sektorët prodhues të ekonomisë në vend nuk kanë përfituar  mbështejte nga mundësitë që krijon procesi i integrimit të  Shqipërisë ne BE, si dhe nga shkalla e lartë e subjektivizmit dhe korrupsionit nga institucionet e BE – së.

Ky konkluzion del pas sondazheve të kryera nga qendra e studimeve të Konfederatës së Industrive të Shqipërisë.

Në të thuhet se ky zhgënjim nga ana e sipërmarrjeve shqiptare, është përkthyer në rënie të nivelit të mbështetjes në procesin e integrimit europian me afro 10 % në vitin 2014.

Në vitin që kaloi vetëm 42% e sipërmarrësve në vend janë  treguar të gatshëm të mbështesin vendin në këtë proces nga mbi 50% që ishte mbështetja në 2013 -n.

Ndër sektorët që kanë ulur ndjeshëm mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE janë kryesisht industritë vendore, të cilat mendojnë se politikat e BE- së, dëmtojnë prodhimin e tyre. Kjo si pasojë e rritjes së shkallës së konkurueshmërisë së prodhimeve dhe shërbimeve me origjinë nga BE.

Ndërsa përfaqësuesit e sektorëve të industrisë, që prodhojnë lëndët e para për eksport kryesisht janë shprehur më të qëndrueshëm në gatishmërinë e tyre për integrimin e Shqipërisë në BE.

Sipas Konfundustrisë rënia e  mbështetjes së sipërmarrjes prodhuese për integrimin e Shqipërisë në BE ka qenë i dukshëm në vazhdimësi veçanërisht në vitet që përkojnë me krizën globale.

Tv Klan