Buxhuku

Konfederata e Industrive të Shqipërisë kërkon rishikim tërësor të paketës fiskale 2016 pasi sipas saj ajo nuk i shërben rritjes ekonomike, nxitjes së prodhimit vendas dhe thithjes së investimeve të huaja. Kreu i saj Gjergj Buxhuku thotë se qeveria jo vetëm nuk i uli taksat në paketën e re, por solli edhe taksa të reja si barrë për qytetarët.

Si taksa që rëndojnë mbi qytetarët Konfindustria përmend rritjen e primit për siguarcionet e makinave, taksën e të ashtuquajturave makina të luksit dhe taksën e pronës.

Nga ana tjeter, edhe pse kërkon ulje taksash, konfindustria nuk është dakord me vendimin e qeverisë për zerimin e takses për bizneset me xhiro 0 – 5 mln dhe tatimin 5% për ato me xhiro 5-8 mln, pasi kërkon vendosjen e taksës së sheshtë.

Tv Klan