energjiKonfindustria u kërkon instititucioneve ekzekutive dhe vendimarrjes politike të jenë të kujdesshme në marrjen e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, pavarësisht trysnisë së mundshme nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Konfindustria vlerëson, se rritja e çmimit të energjisë elektrike, në kushtet kur pothuaj 50% e sasisë së përgjithshme të hedhur në rrjet humbet për arsye teknike dhe mospagesës, rrezikon të përkeqësojë edhe më shumë jo vetëm zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe vetë gjendjen financiare të operatorëve të prodhimit dhe shpërndarjes.

Sipas saj, pasojat e rritjes së çmimit të energjisë do të rëndojnë edhe më shumë vetëm mbi bizneset dhe qytetarët e ndershëm shqiptarë, duke rrezikuar shtimin e rezistencës për mospagesë, do të rriti kostot e prodhimit dhe shërbimit për industritë vendore, duke ulur konkurueshmërinë e tyre në treg me rrezik falimentimi dhe është goditje e drejtëpërdrejtë e fuqisë tërheqësë të vendit për investitorët.

Rritjen e çmimit të energjisë e ka kërkuar Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Ministri Gjiknuri pranoi se çmimi do të ndryshojë.

Tv Klan