Buxhuku1Përpara se qeveria të marrë vendimin përfundimtar për paketën e re fiskale, Konfederata e Industrive propozon që autoritetet të mbledhin të ardhurat në vitin 2015 përmes mirëadministrimit fiksal dhe jo me rritjen e taksave dhe tatimeve, përfshirë edhe çmimin e energjisë elektrike.

Sipas Kreut te Konfindustrisë paketa e vitit 2014-të e përdorur nga qeveria e re, pati pasoja të rënda për buxhetin e shtetit.

Në nje aktivitet te organizuar në Tirana Bussines University akademikë dhe ekspertë të ekonomisë mbështetën prorpozimet e Konfindustrisë, duke u shprehur se Paketa Fiskale 2014-të nuk ka ndikuar as në rritjen ekonomike, as në uljen e evazionit fiskal dhe as në rritjen e punësimit.

Nga ana e Ministrisë së Financave ende nuk ka asgjë zyrtare lidhur me taksat që do të ndryshojnë por në media flitet për rritje të takses të qarkullimit që mund të ndikojë në çmimin e karburanit, për rritjen e tatimit për dividentin dhe për ndryshimin e taksës së qerave.

Tv Klan