Shoqata e Konfidustrive shpreh shqetësimin përmes një njoftimi për shtyp se një pjesë e mirë e Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Shqipëri janë jashtë funksionit.

Prej disa javësh shumë nga degët e hipotekave nuk ofrojnë shërbim për qytetarët duke sjellë një situatë kaotike, por rekordin e ka hipoteka në Përmet e cila ka 3 muaj që nuk shërben.

Shkak për këtë është bërë riemërimi i krerëve të hipotekave nga ana e Ministrisë së Drejtësisë. Konfindustria shprehet se kjo ka sjellë mjaft kosto për biznesin dhe investitorët e huaj ndërsa shprehet se do t’i kërkojë Kryeministrit zgjidhjen e kësaj situate.

Tv  Klan