Buxhuku1

Konfederata e Industrive të Shqipërisë, ka reaguar pas miratimit nga Kuvendi të paketës fiskale dhe buxhetit të vitit 2015.

Me anë të një njoftimi, Administratori i Përgjithshëm Gjergj Buxhuku, thotë se masat e paketës fiskale janë të pamjaftueshme për të arritur synimin për rritjen ekonomike prej 3%, për uljen e borxhit publik dhe defiçitit buxhetor, siç është parashikuar në ligjin për buxhetin 2015-të.

Pengesë e ndjeshme për arritjen e këtyre synimeve, thotë Konfidustria, është edhe pezullimi i lejeve të ndërtimit.

Në reagim thuhet se rritja e të ardhurave buxhetore në kushtet e një fshehje fiskale të lartë prej afër 50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duhet të mbështetej në mirëadministrimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit dhe jo në politikën e rritjes së taksave dhe tatimeve.

Sipas Konfindustrisë, rëndesa në vazhdimësi e barrës fiskale brenda 1 viti me 50% i tatimeve mbi fitimin, dividentin, të ardhurat personale e qiratë, ul fuqinë konkuruese të ekonomisë shqiptare në rajon për investimet e huaja, rrit trysninë për shtim të evazionit fiskal, rrit kostot e prodhimeve vendore, ul fuqinë blerëse të konsumatorëve, nuk mbështet rritjen ekonomike dhe të ardhurat buxhetore të parashikuara.

Nga ana tjetër Konfederata e Industrive mbështet disa prej masave fiskale të parashikuara në paketën shoqëruese të buxhetit 2015 si ulja e rentes minerare dhe naftës për industrinë prodhuese vendore apo paketën për bujqësinë.

Paketa e re fiskale që u miratua të e enjten nga parlamenti me 81 votat e maxhorancës parashikon rritje të taksës së qarkullimit për karburantet me 10 lekë për secilën kategori.

Rritjen e akcizës për cigaret me lekë për paketë.

Rritjen me 50% tatimi mbi të ardhurat personale për të gjitha të paratë që sigurohen përveç pagave mujore.

Qeveria vlerëson se do të mbledhë 5 miliardë lekë ekstra nga rritja e tatimit mbi të ardhurat nga interesat bankare, nga qiratë apo nga të drejtat e autorit.

Tv Klan