Cristiano Ronaldo ka konfirmuar shtatzëninë e të dashurës së tij Georgina Rodriguez. Ylli portugez do të bëhet baba për herë të katërt.

“Shumë, shumë”,

u përgjigj Ronaldo për “El Mundo” kur u pyet nëse është i emocionuar për shtatzëninë e të dashurës.

Futbollisti 32-vjeçar i Real Madrid pak javë më parë u bë baba i dy binjakëve të lindur nga një nënë surrogate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Emrat e binjakëve janë Eva Maria dhe Mateo. Kurse djali i parë i Ronaldos është tashmë 7 vjeç.

/tvklan.al