Konfirmohet një kalim i mundshëm i Barcelonës në një ligë tjetër nëse ndodh që Katalonja të fitojë pavarësinë.

Ka qenë pikërisht presidenti i skuadrës, Josep Maria Bartomeu, që e ka pranuar mundësinë e largimit nga liga spanjolle.

Sipas tij e ardhmja e Barçës në La Liga duhet të diskutohet nëse Katalonja e fiton pavarësinë.

“Nuk dihet se çfarë ndodh në të ardhmen, por është diçka që bordi i drejtuesve duhet ta diskutojë. Është diçka që duhet analizuar me qetësi”, tha ai.

 Referendumi për pavarësinë e Katalonjës, që për qeverinë spanjolle ishte i paligjshëm, u mbajt më 1 tetor, me Barçën e cila u detyrua të luante me stadiumin e mbyllur kundër Las Palmas, në ndeshjen që përfundoi 3-0 në favor të katalanasve.

/tvklan.al