fisherSa herë në kalendar shënon data e çlirimit, ajo paraprihet nga debati mbi luftën e shqiptarëve gjatë konfliktit të dytë botërorë.

Ishte luftë antifashiste nacionalçlirimtare, civile apo thjesht antifashiste? Kjo është pyetja që riartikulohet nga historianët që mes syresh mbajnë qendrime të ndryshme.

Bernd Fisher – Historian: “Jam në dijeni që kjo është një çështje madhore në Shqipëri. Në fakt unë nuk e kutpojë pse duhet të jetë. Mendoj se këtu ne po flasim për me tepër rreth një çështjeje kuptimore sesa për çështje të pastra historike. Është e qartë se ka pasur luftime mes partizanëve dhe nacionalistëve. Mund t’a quajmë një luftë civile, mund ta quajmë një përplasje. Por është fakt që ka pasur luftime mes partizanëve dhe nacionalistëve. Disa janë të mendimit se nuk mund të ketë luftë civile kur je nën pushtim. Unë e kuptoj gjithashtu se ka probleme aktuale politike domethënëse të përfshira në këtë çështje. Por në këndvështrimin tim, problemi është më tepër semantik sesa një çështje madhor historike.Nëse nuk ju pëlqen koncepti “luftën civile”, quajeni një konflikt të armatosur. Ka pasur një konflikt të armatosur mes partizanëve dhe atyre që kundërshtonin partizanët. Ka pasur gjithashtu konflikt të armatosur mes partizanëve dhe gjermanëve, por edhe mes nacionalistëve dhe gjermanëve”.

Në konferencën shkencore organizuar mbi këtë temë u fol edhe për datën e çlirimit 28 apo 29, që amerikani Fisher e quajti thjesht një simbolike.

Tv Klan