Pas deklaratave të ish-Kryeministrit Sali Berisha mbrëmë në studion e ABC Neës që fliste për ambasadorin Donald Lu, ka reaguar vet ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo e fundit, në një postim në Facebook shkruan me ironi në “listën e prapësive” të “dikujt” në këtë vit ka përfunduar edhe Donald Lu. Dhe këtë përgjigje e jep duke përdorur hashtagun “konflikt interesi”.

“Shikoni kush ka përfunduar në listën e prapësive të dikujt këtë vit!#KonfliktInteresi

, shkruan në Facebook ambasada amerikane.

Dje ish-Kryeministri Berisha tha se ambasadori Donald Lu nuk duhet të përfshihet në çështjen për kryeprokurorin e përkohshëm pasi është në konflikt interesi.

Berisha tha gjithashtu se kryeprokurori aktual Adriatik Llalla e ka akuzuar për korrupsion dhe ambasadori Lu ka dalë jashtë misionit të tij, duke ofruar edhe emra për kryeprokurorin e ri.

/tvklan.al