Nuk do të mbahet mend për golat dhe rezultatin. Derbi i Stambollit, Fenerbahçe-Beshiktash, u bë i famshëm për ndërhyrjet e dhunshme në fushë, gabimet e gjyqtarëve dhe pesë kartonë të kuq. Vetëm 17 lojtarë e përfunduan ndeshjen, nga 22 që e nisën, me Beshiktashin që u dëmtua më shumë.

Rikardo Kuarezma i miqve ishte i pari që u përjashtua nga fusha, ndërsa pas tij, po në pjesën e parë, edhe Novo Neto i vendasve. Pas pushimit ishte sërish Beshiktashi që mbeti i pari me një lojtar më pak, sepse Atiba Haçinson u ndëshkua me të kuq me të drejtë. Nuk kaloi shumë dhe forcat në terren u barazuan sërish.

Gjyqtari Ali Palabijik nuk pati rrugë tjetër veç nxjerrjes jashtë të Ismail Këjbashit të Fenerbahçes. Në përfundim, pas sinjalizimit të arbitrit, karton të kuq mori edhe Ozjakup i Beshiktashit besohet për ofendim të drejtuesit të garës. Nëse përjashtimet ishin të gjithë të drejtë, nuk mund të thuhet kështu për disa nga vendimet që vendosën derbin.

Fenerbahçse kaloi në epërsi me një penallti vërtet të saktë në pjesën e parë, kthyer në gol nga Xhuliano. Më pas, ishin miqtë që u dëmtuan seriozisht.

Fillimisht, u anulua një gol I saktë shënuar prej tyre, për një pozicion jashtë loje që nuk ekzistonte. Vijoi një pretendim me të drejtë për penallti, por që sërish nuk u sinjalizua nga arbitri.

Gabimet në dëm të Beshiktashit kulmuan me 11-metërshin e dytë të dhënë për Fenerin, pikërisht në momentin e kartonit të kuq të Haçinsonit. Ndërhyrja e parregullt ishte jashtë zone, por penalltia u dha dhe goli u shënua.

Përfundimisht, Fenerbahçe fitoi 2-1, pavarësisht shkurtimit të avantazhit nga miqtë me anë të Rajan Babelit. E gjitha kjo bëri që trajneri i Beshiktashit, Shenol Gynesh, të akuzonte gjyqtarët dhe të përjashtohej nga fusha./ABC News