NEWS : Altercation Lille vs Maccabi Haifa - 07/23/2014Situata në Rripin Gazës është reflektuar edhe në futboll.

Një grup palestinezësh kanë sulmuar futbollistët e Makabai Haifas që po luanin një ndeshje miqësore me ekipin e Lilës në Austri.

Takimi u ndërpre pasi palestinezët nuk e lejuan më që të luhej futboll, ndërsa futbollistët e Makabit u strehuan në ambjentet e brendëshme të stadiumit.

Gjatë kësaj miqësoreje palestinezët shpalosën parrulla ku shkruhej; Palestina e lirë.

Ky reagim vjen si një protestë ndaj sulmuesve të ushtrisë izraelite në territoret palestineze që kanë shkaktuar shumë të vrarë.

Tv Klan