Në gati 6 muaj, kanë hyrë për here të parë kamionët me ndihma në 4 qytete të rrethuara të Sirisë.

Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thotë se kamionët mbërritën në Madaya dhe Zabdani, pranë Damaskut, e në Foua dhe Kefraya të provincës së Idlibit, në veriperëndim të vendit.

_91378240_iraq_syria_control_624_5sep

Autokolonat e ndihmave kanë sjellë për ata ushqime, ilaçe dhe pajisje personale. Javën e kaluar, OKB-ja pezulloi për 48 orë shpërndarjen e ndihmave në Siri, pas sulmit vdekjeprurës ndaj një karvani të saj, ku humbën jetën 20 civilë.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, të pozicionuara në kahe të ndryshme të luftës civile afro 6-vjeçare të vendit, ia hodhën fajin njëra-tjetrës për incidentin. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut ka dokumentuar vdekjet e 237 personave, 38 nga të cilët fëmijë./tvklan.al