kerry-lavrov

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u takuan në Zyrih për të diskutuar mbi konfliktin në Siri. Disa pikëpyetje u ngritën gjatë takimit, nëse bisedimet e paqes midis qeverisë dhe opozitës siriane do të mund të zhvillohen sipas planifikimit, më 25 Janar.

Sipas një zëdhënësi amerikan, Kerry këmbënguli se Rusia të përdorë ndikimin e saj për të lejuar agjencitë e ndihmave të arrijnë tek sirianët e rrethuar.

Tv Klan