Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga pasi akuzohen se mbrëmjen e së shtunës kanë goditur me mjete prerëse një 27  – vjeçar kroat.

Ngjarja, që dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, ndodhi rreth orës 22:30 në një lokal nate, në provincën e Jesolo të Venecias.

Sipas mediave italiane (kliko këtu), dy shqiptarët, një 19 – vjeçar me iniciale I.O dhe një tjetër më iniciale A.A, pas një zënke me të riun kroat, që dyshohet se ka lindur për shkak të një vajze, e kanë goditur atë me shishe qelqi që janë thyer dhe e kanë prerë 27 – vjeçarin poshtë veshit.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku fatmirësisht ka arritur të mbijetojë.

Ndërkohë karabinierët arrestuan dy shqiptarët për akuzën e tentativës së vrasjes./tvklan.al