Një 32 – vjeçar nga Fushë – Kruja është proceduar penalisht nga policia, si dhe është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka vendosur një sasi lënde plasëse në murin e shtëpinë të një personi.

Burime zyrtare sqarojnë 32 – vjeçari me iniciale L.Ç, rreth orës 03:20 ka vendosur dhe ka shpërthyer një sasi të vogël lënde plasëse artizanale në murin rrethues të banesës së 43 – vjeçarit D.T, në Arrameras.

Fatmirërisht nga kjo ngjarje ka patur vetëm dëme të vogla materiale.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, autoritetet kanë gjetur një fitil zjarrpërcjellës 16 centimetra dhe një qese plastike me ngjyrë të verdhë./tvklan.al