Janë të paktën anëtaret e Kongresit Amerikan që u kanë besuar sqarimeve të Shtëpisë së Bardhë mbi dorëheqjen e Michael Flynn, nga posti i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtarë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer tha një ditë më parë se bisedat mes Flynn dhe diplomatit rus të akredituar në SHBA nuk përbëjnë shkelje ligjore.

Edhe pse Flynn ka deklaruar se bisedat me diplomatin rus nuk e kanë kaluar vijën e kuqe, shqetësimet e ngritura në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Trumpit kanë nxitur ligjvënësit amerikanë, përfshirë edhe disa republikanë të rëndësishëm që të bëjnë thirrje për hetime të thella, jo vetëm ndaj veprimeve të Flynnit, por veçanërisht lidhjeve që Shtëpia e Bardhë ka me Rusinë.

Një nga njerëzit me të afërt të Presidentit, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Michael Flynn dha dorëheqjen nga posti i tij, pasi mediat nisen të raportojnë javën e kaluar se ai ka diskutuar sanksionet amerikane kundër Moskës me Ambasadorin Sergei Kislyak.

Largimi i Flynn ishte një tjetër goditje për administratën e presidentit Trump, e cila sapo pësoi një disfatë ligjore mbi çështjen e emigracionit.

Tv Klan